Madhёsia e fontit: A A A

27.05.2020

Njoftim publik

Kursimorja Mozhnosti feston përvjetorin e saj të 20-të

 

Me nder dhe krenari të veçantë ju informojmë se maji i vitit 2020 është muaji kur Kursimorja Mozhnosti e feston përvjetorin e saj të 20 -të.

Njëzet vjet përvojë është një pasuri e madhe dhe gjatë gjithë këtyre viteve ne jemi rritur dhe po ndërtojmë një institucion të qëndrueshëm për qytetarët, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë.

Që nga viti 2000 kur u themelua e deri më sot, duke u udhëhequr nga misioni i iniciativës së lirë, krijimtarisë individuale dhe përgjegjësisë personale të të gjithë neve dhe vizionit për një botë më të mirë dhe njerëz më të lumtur, kursimorja është e njohur për rolin e mbështetësit për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje financiare për idetë e tyre të mira të biznesit.

Kursimorja u shërben ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që përkasin në sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe prodhimit, si dhe personave fizikë, të cilëve u ofron produkte dhe shërbime financiare siç janë kreditimi dhe mundësi kursimi.

Themelet e politikës sonë të biznesit bazohen në inovacionin e vazhdueshëm dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, duke ndjekur trendet dhe duke njohur nevojat e tregut.

Kursimorja Mozhnosti me veprimtarinë e saj merr pjesë në ndërtimin e së ardhmes së secilit prej klientëve të saj, si dhe në stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të vendit. Për ne, për Kursimoren Mozhnosti, që një realitet i tillë të jetë i suksesshëm, është i rëndësishëm çdo individ dhe puna e gjithkujt.

Klientët janë në krye të të gjitha përparësive në operacionet tona dhe të gjitha risitë janë të lidhura me interesat e tyre dhe tona të përbashkëta.

Me një politikë të mirë të punës me nikoqirllëk, ne i hapim dyert për mundësi të reja dhe rezultate më të larta.

20 vjet lëvizim së bashku për:

- mbështetje më të madhe të ideve të biznesit Tuaj

- qasje në kapitalin fillestar

- vende të reja pune

- përfshirje financiare

- mbështetje të bizneseve familjare

- mbështetje të fermerëve

- mbështetje për punonjësit në page

- mbështetje për pensionistët

- mbështetje për studentët

- sigurimin e depozitave Tuaja

 

Le të lëvizin së bashku edhe për shumë vjet!

Kursimorja Mozhnosti

 

 

 

 
Mё lartё