Madhёsia e fontit: A A A

06.05.2020

Njoftim për publikun

Të nderuar klientë, shfrytëzues të kredive dhe  kursimtarë!

 

Dëshirojmë t'ju falënderojmë për besimin që na jepni edhe në këto kushte të jashtëzakonshme, me të cilat përballemi të gjithë ne, si profesionalisht ashtu edhe privatisht.

Ju falënderojmë të gjithëve ju, që vendosët të vazhdoni të paguani rregullisht kreditë, në përputhje me dinamikën e dakorduar më parë, me çka  treguat solidaritet me të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Juve, që kishit nevojë për ndihmë dhe e pranuat ofertën, ju sigurojmë se, së bashku, më shpejt do t’i kapërcejmë sfidat me të cilat përballeni, në mënyrë që aktivitetet e biznesit Tuaj, sa më shpejt që të jetë e mundur, të kthehet në rrjedhën normale pas përfundimit të krizës.

 

Me respekt,

Kursimorja Mozhnosti

Lëvizim së bashku

 
Mё lartё