Madhёsia e fontit: A A A

13.03.2019

Lajmërim për publikun

Mozhnosti pjesë e eventit  ‘’Tregu tetmartësor i produkteve artizanale’’

Kursimorja Mozhnosti ishte pjesë e eventit ‘’Tregu tetmartësor i produkteve artizanale’’i cili ishte i organizuar nga  Oda Artizanale e Shkupit në bashkëpunim dhe perkrahje të USAID-it i cili zgjati prej 05-08.03.2019 në Qendrën Qytetare Tregtare të Shkupit.

Qëllimi i eventit  ishte përkrahja e sipërmarrësisë së gruas dhe përforcimi i rolit të gruas në shoqëri përmes qasjes më të mire te financat.

Eventi mundësoi qasje deri tek një numer i madh i zanaetçinjëve  për promocion të produkteve të Kursimores. Përfaqësues të mëdhenj nga USAID-i vizituan eventin ku përmes bisedës me pjesëmarësit dhe përfaqesuesit  nga Kursimorja jonë, shpërndanë përvojë për nevojat e grave sipërmarrëse dhe zanatçinjëve.

Me pjesëmarje në evente të tilla, Kursimorja Mozhnosti  si institucion i përgjegjshëm shoqërorë edukon, këshillon  dhe njëkohësisht prezenton produktet dhe shërbimet e saj, të cilat vazhdimisht i avancon me të vetmin qëllim,  përmbushjen e kërkesave të klientëve.

 
Mё lartё