Madhёsia e fontit: A A A

 

Kur tradita shndërrohet në një biznes të suksesshëm

Jemi të nderuar që të ndajmë historinë e suksesshme të klientit tonë Refet Ejupi, i cili na priti me krenari dhe buzëqeshje dhe na lejoi të ndajmë profesionin e familjes së tij, që është Blegtoria – Mbarështimi i lopëve.

 

Refet Ejupi nga fshati Forinë ka lindur në një familje tipike rurale e cila tradicionalisht merret me bujqësi, d.m.th. me kultivim të tokës dhe mbarështim të bagëtive. Ai që në moshë të re është i përfshirë në këtë aktivitet. Biznesin e mbarështimit të lopëve për qumësht e ka trashëguar nga babai i tij, i cili ende e ndihmon atë në biznesin e tij.

Aktiviteti me të cilin merret Refeti është blegtoria, d.m.th mbarështimi i lopëve për  qumësht dhe shitja e viçave. Ai ka stallën e vet plotësisht të përshtatur për numrin e gjedhëve. Mekanizimi i plotë të cilin e përdor  shërben për punimin e tokës, si dhe për të ndihmuar në kultivimin e ushqimit për bagëtitë. Klienti është një fermer i regjistruar dhe bashkëpunon me një bulmetore private, ku dorëzon deri në 100 litra qumësht në ditë.

 

"Për një biznesi të suksesshëm karakteristika më e rëndësishme është ta doni atë që bëni dhe e njëjta t’ju relaksojë dhe motivojë që të përfshiheni,"-  thotë Refeti.

Konkretisht,  pozitiv për këtë biznes është fakti që është në pronësi të plotë të tij dhe karakterizohet nga një traditë e gjatë dhe e trashëgueshme. Të gjithë anëtarët më të afërt të familjes janë plotësisht të përfshirë në biznes.

 

"Megjithëse kërkon shumë përpjekje, nëse puna menaxhohet mirë, mund të arrihet një rezultat i mirë. Aktualisht, mbarështimi i blegtorisë është një sferë shumë fitimprurëse me një çmim të qëndrueshëm të blerjes së qumështit, dhe mekanizimi i përparuar dhe subvencionet shtetërore kontribuojnë në lehtësimin dhe zhvillimin e saj "- thotë Refeti

 

Bashkëpunimi me Kursimoren Mozhnosti filloi në vitin 2008 përmes promovimit nga ana e të punësuarve në ekspoziturën e Gostivarit, kur klienti e mori edhe kredinë e parë bujqësore.

 

Në fillim, kur iu miratua kredia e parë, klienti kishte një stallë të vogël dhe një përqindje shumë të vogël të asaj që zotëron sot si kapital. Me fondet e aprovuara nga Kursimorja Mozhnosti, investimet janë rritur me kalimin e viteve dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e biznesit.

 

Gjatë njëmbëdhjetë viteve të bashkëpunimit, me fondet e aprovuara nga Kursimorja Mozhnosti, klienti e bleu tufën  kryesore të lopëve dhe mekanizimin; makineri për bluarje, për mbledhjen e misrit, etj.

 

"Jam shumë mirënjohës për ndihmën e Kursimores Mozhnosti dhe jam i kënaqur me shërbimin që ma mundësojnë nëpunësit për shumë vite me radhë. I inkurajoj të gjithë të rinjtë që duan të punojnë dhe fitojnë të përfshihen në këtë degë të bujqësisë "- thotë Refeti..

 
Mё lartё